Gjermania ka 6 humbje në 10 ndeshjet e fundit, Gundogan: S’ka më keq se kaq!

Gjermania humbi edhe ndaj Austrisë (0-2) në miqësore duke treguar formë të dobët shtatë muaj para Europianit. Në 10 ndeshjet e fundit numërohen 6 humbje dhe vetëm 2 fitore.

Ilkay Gundogan, kapiteni i “Mannschaft”, duke folur për ZDF, nuk e fshehu zhgënjimin për këtë krizë rezultatesh: “Nuk mund të jetë më keq se tani. Ndoshta kjo është pika e vetme pozitive.

Duhet të pranojmë se problemi nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen. Gjithçka fillon kur ne ushtrojmë presion lart në fushë. Kështu u dhamë austriakëve lojën që dëshironin”, shtoi mesfushori i Barcelonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e saj, skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsman ka realizuar vetëm 8 goditje, 3 prej tyre në portë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjermania do të organizojë Euro 2024 dhe për këtë arsye nuk ka marrë pjesë në kualifikueset për këtë turne. Si mikpritëse, është gjithashtu pjesë e vazos A të shortit për fazën finale të turneut, ashtu si Portugalia, Franca, Belgjika, Spanja dhe Anglia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?