FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjesti fantastik i Mandzukic, heq dorë nga paga e muajit mars sepse s’ka luajtur

Katër ndeshje në kampionat, një në Europa League. 76 minuta në Seria A dhe 82 në Kupë. Gola asnjë. Këto janë numrat e Mario Mandzukic me fanellën e Milanit. I ardhur në janar si transferim i lirë, ai solli, centimetra, forcë dhe përvojë, por ende nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës.

Sulmuesi kroat ka pasur probleme fizike, duke mos mundur që të japë shumë kontribut. Ai mungon që nga muaji shkurt. Mandzukic pati një takim me drejtuesit së fundmi, ku u bëri të ditur se do të hiqte dorë nga paga e muajit mars. Një gjest fantastik, që shumë pak futbollistë e kanë bërë deri më tani.

“Një gjest i jashtëzakonshëm, që demonstron etikën dhe profesionalizmin e Mario Mandzukic dhe respektin për Milanin. Klubi do të mbështesë do të mbështesë Fondacionin e Milan në ndihmë të të rinjve që kanë problem social-ekonomike”, ka thënë presidenti i Milanit, Paolo Scaroni. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?