FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjesti i madh i Joao Pedros, shkon për të ngushëlluar lojtarin mik pas përmbysjes dramatike

Cagliari triumfoi me një përmbysje spektakolare në përballjen direkte për mbijetesë ndaj Parmës, duke rritur shpresat për të mbijetuar në elitë dhe njëkohësisht duke afruar edhe më shumë emilianët me Serinë B.

Pas ndeshjes qarkulloi një foto që po bën xhiron e rrjetit është ajo e kapitenit të sardëve, Joao Pedro, që ngushëllon mesfushorin e emilianëve, Jasmin Kurtic në përfundim të takimit, teksa të dy lojtarët duken të përlotur.

Parma humbi një ndeshje të cilën po e fitonte në minutën e parë të shtesës dhe mesfushori slloven u shtri në tokë i përlotur, ndërsa më pas pranë tij shkoi pikërisht kapiteni i Cagliarit për t’u ulur pranë dhe për ta ngushëlluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Joao Pedro dhe Kurtic kanë luajtur bashkë për pak kohë te Palermo në vitin 2011, ndërsa më pas pranë të dyve shkoi edhe trajneri i Cagliarit, Leonardo Semplici, i cili ka stërvitur mesfushorin slloven te Spali një sezon më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?