FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjesti i madh i Thiago Silvës, ja çfarë bëri pas triumfit në finalen e Championsit

Mbrojtësi i Chelsea-t, Thiago Silva ka folur për mediat angleze pas finales së Champions League të fituar kundër Manchester City. Një sezon më parë, ai pësoi humbje kur ishte pjesë e PSG ndaj Bayernit.

“Jam me të vërtetë i gëzuar. Sezonin e kaluar kam humbur finalen, një ndjesi shumë e keqe, për këtë arsye kam shkuar menjëherë të flas me Ederson dhe Gabriel Jesus. Por kështu e ka jeta, shpresoj që ata të mund të arrijë në këtë moment.

Unë falënderoj Zotin, për të gjithë momentet e vështira që kam kaluar, dhe që kam jetuar edhe në këtë ndeshje. Jam shumë i lumtur për këtë trofe, që të gjithë lojtarët e mëdhenj duhet ta fitojnë”, ka shtuar ylli i Chelsea-t.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?