Gjimshiti pikë referimi te skuadra e Atalantës, Hien drejt largimit
Berat Gjimshiti vazhdon të jetë një pikë referimi absolute në mbrojtjen e Atalantës dhe një lider i padiskutueshëm edhe te Kombëtarja shqiptare. Sa herë që kapiteni kuqezi përfundon në infermieri, ashtu si në këtë periudhë, në kampin bergamask ndizet menjëherë alarmi, pasi mungesa e tij ndikon drejtpërdrejt në stabilitetin e repartit defensiv.
Edhe trajneri i ri i Atalantës, Raffaele Palladino, e konsideron Gjimshitin si mbrojtësin e tij më të besuar dhe të paprekshëm në skemën me tre në prapavijë. Ndërkohë, drejtuesit e klubit po bëjnë vlerësime në kuadër të merkatos së janarit. Mbrojtësi suedez Isak Hien është nxjerrë në listën e shitjes, pasi në planet e Palladinos, titullari i vetëm i sigurt mbetet Gjimshiti.
Atalanta shpreson të arkëtojë rreth 30 milionë euro nga një transferim i mundshëm i Hien, për të cilin interes nuk ka munguar as nga Premier League dhe Interi. Nëse mbërrin një ofertë zyrtare, klubi është i gatshëm ta lërë të lirë.
KOHA JONË SONDAZH

