
Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ka shënuar golin e parë në karrierë në Champions League.
Mbrojtësi shënoi në ndeshjen Shakhtar Donetsk-Atalanta, duke shfrytëzuar një pasim të Lookman për të mposhtur portierin Riznyk.
Gjimshiti po kalon një formë shumë të mirë, teksa ky është një lajm i mirë dhe për Sylvinhon, për dy duelet e muajit tetor.