“Gjithmonë unë, do të largohem”, Vinicius paralajmëron Realin

MADRID, SPAIN - OCTOBER 26: Vinicius Junior of Real Madrid reacts on his substitution during the LaLiga EA Sports match between Real Madrid v FC Barcelona at the Estadio Santiago Bernabeu on October 26, 2025 in Madrid Spain (Photo by Maria Gracia Jimenez/Soccrates/Getty Images)

Fitorja e Real Madridit ndaj Barcelonës në “El Clásico” duhej të ishte një mbrëmje e përsosur për “Los Blancos”, por gjithçka u zbeh nga shpërthimi i papritur i Vinicius Junior. Sulmuesi brazilian, i irrituar pas zëvendësimit të tij, iu drejtua trajnerit Xabi Alonso me tone të larta, duke thënë: “Gjithmonë unë! Më mirë të largohem! Do të iki nga ky ekip!”

Pas debatit të shkurtër, lojtari u largua drejt dhomave të zhveshjes, për t’u rikthyer vetëm në fund të ndeshjes dhe për të festuar me pjesën tjetër të skuadrës.

Sipas mediave spanjolle, ky reagim nuk është pritur mirë nga Alonso, por as nga drejtuesit e klubit, të cilët megjithatë kanë zgjedhur të mos marrin masa disiplinore ndaj brazilianit, duke preferuar ta menaxhojnë situatën brenda grupit.

Swiss Digital Desktop Reklama

E vërteta është se marrëdhënia mes Viniciusit dhe Alonsos nuk është ideale. Që prej ardhjes së trajnerit spanjoll, sulmuesi ka zhvilluar vetëm tre ndeshje të plota nga minuta e parë deri në fund, një sinjal i qartë se për Alonson, braziliani nuk është më i paprekshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky incident ka rihapur debatin për të ardhmen e Vinicius Jr në Madrid. Ai është i lidhur me Realin me kontratë deri në vitin 2027 dhe ka shprehur shpesh dashurinë për klubin dhe qytetin, por nëse Xabi Alonso do të vazhdojë të drejtojë ekipin edhe sezonin e ardhshëm, një ndarje e bujshme nuk përjashtohet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?