FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjobë për Kukësin, Skënderbeun e Partizanin – Zbardhen dënimet e Komisionit të Disiplinës

FSHF ka bërë publike vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës.

Hedhjet e sendeve në fushën e lojës në javën e fundit të Kategorisë Superiore i kanë kushtuar disa prej skuadrave, ku Partizani, Kukësi, e Skënderbeu janë dënuar me nga 1 milionë lekë të vjetra për sjelljet e tifozëve të tyre.

Vendimet

Swiss Digital Desktop Reklama

1.KF “Laci”, për hedhje të mjeteve ndezëse dhe sende të tjera në fushën e lojës , dënohet me gjobë në masen 20.000 (njëzetmijë) lek, bazuar në nenin 65/1 dhe 66/1 të KDS.
2.KF “Vllaznia”, për hedhje të mjeteve ndezëse dhe sende të tjera në fushë, dënohet me gjobë n masen 100.000 (njëqindmijë) lek, bazuar në nenin 65/1 dhe 66/1 të KDS.
3.KF “Kukësi”, për hedhje të mjeteve ndezëse dhe sende të tjera në fushë, dënohet me gjobë në masen 100.000 (njëqindmijë) lek, bazuar në nenin 65/1 dhe 66/2 të KDS.
4.KF “Partizani”, për hedhje të mjeteve ndezëse dhe sende të tjera në fushë, dënohet me gjobë në masen 100.000 (njëqindmijë) lek, bazuar në nenin 65/1 dhe 66/2 të KDS.
5.KF “Skënderbeu”për hedhje të mjeteve ndezëse dhe sende të tjera në fushë në ndeshjen kundër KF “Partizani” më datë 27.05.2017 , dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek, bazuar në nenin 65/1 dhe 66/1 të KDS.
6.KF “Skënderbeu, për hedhje të mjeteve ndezëse dhe sende të tjera në fushë në ndeshjen kundër KF “Tirana” më datë 31.05.2017, dënohet me gjobë në masen 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek, bazuar në nenin 65/1 dhe 66/1 të KDS.
7.KF “Tirana”, për hedhje të mjeteve ndezëse dhe sende të tjera në fushë, dënohet me gjobë në masen 100.000 (njëqindmijë) lek, bazuar në nenin 65/1 të KDS.
8.KF “Kamza”, për hedhje të mjeteve ndezëse dhe sende të tjera në fushë, dënohet me gjobë me masen 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek, bazuar në 65/1 dhe 66/1 të KDS. Në aplikim të nenit 136/1.a të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
9.KF “Beslidhja”, për hedhje të mjeteve ndezëse dhe sende të tjera në fushë, dënohet me gjobë në masen 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek, bazuar në nenin 65/1 dhe 66/2 të KDS. Në aplikim të nenit 136/1.a të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.
10.KF “Olimpiku” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Korabi”U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.
11.KF “Velelciku” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Kamza”U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.
12.KF “Burreli” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Olimpic”U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.
13.KF “Korabi” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “ Beslidhja”U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.
14.Lojtari i KF “Shkendija B’ U-19, Shaqir Jugu, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/1.a të KDS.
15.KF “Burreli” U-19, për aktivizim të lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshje me KF “Beselidhja” U-19 , humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 , bazuar në nenin 54 të KDS.
16.KF “Burreli” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Veleciku”U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.
17.KF “Korabi” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF Shkendija B” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.
18.KF “Fieri” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Butrinti”U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.
19.KF “Vlora” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Tomorri” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.
20.KF “Beslidhja” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Korabi”U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.
21.KF “Veleciku” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “ Shkendija B ”U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?