Gjyqtari në Bullgari bën gafën e rrallë, harron kartonët në dhomat e zhveshjes (VIDEO)
Një episod i rrallë ka ndodhur së fundmi në ndeshjen Tsarsko Selo-Cska Sofia. Ndërhyrje e gabuar në një moment të lojës dhe kryesori Ivaylo Stoyanov akordon faull dhe karton të verdhë.
Gjyqtari tentoi që të nxirrte kartonin nga xhepi, por në fakt në të nuk kishte asnjë karton. Ai kishte harruar kartonin e verdhë (nuk dihet për të kuqin) në dhomën e zhveshjes.
Gjyqtari shkoi te cepi i fushës, tek arbitri i katërt, mori kartonin e verdhë dhe nxitoi për te vendi i faullit, duke ndëshkuar më pas futbollistin që shkaktoi faull. Një gafë e xhiruar nga kamerat televizive kombëtare dhe e publikuar në rrjetet sociale.
Bulgarian football at its very best! The ref forgot his cards… in the dressing room! 😂😂😂 Just wait for it…
Video: Diema Sport pic.twitter.com/nG9Qgl7iPb
— Metodi_Shumanov (@shumanskoo) April 18, 2021
KOHA JONË SONDAZH

