Gjysma e ekipeve të mëdha kërkojnë Huijsen, në garë edhe Bayerni

Dean Huijsen është kthyer në një nga emrat më të përfolur të merkatos verore. Mbrojtësi i ri i Bournemouth, i lindur në vitin 2005 dhe me origjinë holandeze, ka bërë paraqitje mbresëlënëse këtë sezon në Premier League, duke u aktivizuar në 31 ndeshje mes kampionatit dhe kupave, si dhe duke realizuar 2 gola dhe ka dhënë 1 asist.

Sipas asaj që raporton Sky Sports UK, interesimi për ish-mbrojtësin e Juventus dhe Roma është rritur ndjeshëm, me Bayern Munich që është futur tashmë në garë për ta siguruar shërbimin e tij.

Megjithatë, konkurrenca për Huijsen është e ashpër. Për të janë në garë edhe emra të mëdhenj si Real Madrid, Arsenal, Chelsea, Liverpool, Neëcastle dhe Tottenham. Bournemouth e ka të mbrojtur talentin e tyre me një klauzolë largimi prej 50 milionë paund, por kjo nuk ka ndalur interesimin e klubeve të mëdha europiane.

Një verë e nxehtë pritet për Huijsen, që mund të shënojë një hap të madh në karrierën e tij, ndërkohë që kujtojmë që 10% e transferimit do të shkojë për Juventusin.

 

SHKARKO APP