Goditi me grushta arbitrin, arrestohet basketbollisti i Tiranës

Një skandal ndodhi ditën e djeshme të basketbollit ndërmjet Teutës dhe Tiranës. Basketbollisti i bardhebluve, Bruno Daliu ka goditur me grushta gjyqtarin Jurgen Muho. Lojtari humbi krejtësisht kontrollin kundrejt gjyqtarit duke e goditur me grushte të fortë dhe duke e lënë në vend.

 

Ndeshja u ndërpre dhe gjyqtari shkoi me urgjencë në spital. Policia ka reaguar menjëherë dhe ka arrestuar basketbollistin e njohur me një eksperiencë të gjatë. Ai rrezikon 5 vite burg sipas ligjit të ri të sportit që është miratuar ditën e djeshme.

Njoftimi i Policisë – “Arrestohet në flagrancë një 34 vjeçar për veprën penale ‘Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit e ndërmjetësit sportiv’. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan ne flagrancë shtetasin: B.D., 34 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas gjatë ndeshjes së basketbollit Teuta-Tirana, zhvilluar në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, ka goditur me grushta gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin J.M.,26 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, – shkruan Policia.

SHKARKO APP