Goditi me shpullë sekretarin e Interit, Bonucci rrezikon skualifikimin (VIDEO)

Një episod i pazakontë ndodhi në fundin e finales së Superkupës mes Inter dhe Juventus. Leonardo Bonucci, që ishte gati për tu futur në fushë për të gjuajtur penalltitë, u shokua nga goli i Sanchez në minutën e 121-të, dhe goditi më pas sekretarin zikaltër Cristiano Mozzillo në shkallët që të çojnë në dhomat e zhveshjes.

Gjithçka është filmuar nga një tifoz dhe video është bërë virale në rrjet. Mbrojtësi rrezikon skualifikimin. Ka shtyrje dhe shpulla me drejtuesin e Interit, që kërkon të shpëtojë nga shpërthimi i mbrojtësit të Juventusit.

Gëzimi i sekretarit të Interit në momentin e golit nuk u prit mirë nga Bonucci, që shquhet si një futbollist gjaknxehtë në të tilla momente.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?