Goditja në sy, Gabriel Jesus nuk mban inat ndaj shokut të skuadrës
Gabriel Jesus nuk mban asnjë inat ndaj bashkëlojtarit të Manchester Cityt Nicolas Otamendi i cili e dëmtoi në sy gjatë përballjes miqësore mes Brzailit dhe Argjentinës.
Në një intervistë për “Spor TV”, Otamendi konfirmoi marrëdhënien e mirë që ka me shokun e tij të skuadrës, shkruan tablodi britanik “The SUN”.
“Nuk kishte asnjë qëllim të keq. Ishte një sfidë shumë normale, nuk ishte e qëllimshme. Dora e tij zbriti në mënyrë normale dhe për fat të keq unë isha në rrugën time. Ishim të tronditur. Por nuk ishte goditje e qëllimshme nga ana ime. Më pas ne folëm në dhomën e veshjes dhe ai më dërgoi një mesazh. Ai është një djalë i mirë. Këto gjëra janë pjesë e lojës”, u shpreh ai.
/ SYRI.net /

KOHA JONË SONDAZH

