“Goditje” e rëndë për Kombëtaren shqiptare, kapiteni Gjimshiti do të mungojë në sfidat e ardhshme të Nations League

Duket e kryer, Gjimshiti humbet për të tretën herë radhazi kombëtaren.

Pas kontrolleve të para është mësuar se Berat Gjimshiti ka marrë një goditje të fortë në kaviljen e djathtë. Për këtë motiv mbrojtësi nuk do të grumbullohet me Kombëtaren kuqezi.

Ai do të qëndrojë në Bergamo ku pritet që të fillojë fazën e rikuperimit, ndërsa Gasperini shpreson ta ketë gati për ndeshjen e radhës pas dy javësh, edhe pse mjekët për një datë të saktë kanë pranuar ta flasin pas një jave seancash.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?