Goli që çmendi tifozët serbë, nxjerrin banderolën “Kosova është Serbi”. Policët bëjnë sehir

Serbët arritën në limite pas goli të shënuar nga Rey Manaj në minutën e fundit të pjesës së parë, pasi shfaqën në stadium banderolën “Kosova është Serbi”. Banderola qëndroi e varur në shkallët e stadiumit, teksa policia as nuk e mori mundimin të reagonte. Por ky nuk ishte i vetëm incident gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi. Goli i kombëtares u prit me brohoritma kërcënuese ndaj kuqezinjve, që zhgënjyen serbët. Gjatë gjithë ndeshjes, urrejtja serbe ka prekur disa pika kulminante, me kërcënime por edhe banderola “Kosova është Serbi”. Ashtu siç pritej, serbët nuk zhgënjyen as kësaj here me shpalosjen e urrejtjes së tyre ndaj shqiptarëve.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?