Gonçalo Ramos: Nuk ndiej presionin e të qenit lojtari më i shtrenjtë i Milanit!
Gonçalo Ramos ka folur hapur për presionin që shoqëron transferimin e tij te Milani, duke theksuar se çmimi i kartonit nuk është ajo që e shqetëson. Sulmuesi portugez, në një intervistë për UEFA TV, u shpreh se përgjegjësia më e madhe vjen nga fanella që përfaqëson.
“Nuk ndiej presionin e të qenit lojtari më i paguar ndonjëherë nga Milani. Presioni ekziston sepse përfaqësoj një klub të madh, që ka detyrimin të fitojë dhe të ngrejë trofe. Nuk besoj se mund të ketë një presion më të madh se ky”, deklaroi Ramos.
Portugezi theksoi se në futboll nuk ka kohë për t’u marrë me shifrat e merkatos. Sipas tij, objektivi është i qartë: fitorja në çdo javë.
“Në fund të sezonit, tifozët do të kujtojnë nëse kemi fituar, nëse jemi shpallur kampionë dhe nëse kemi zhvilluar një sezon të mirë. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, shtoi sulmuesi.
Në një prononcim për gazetën portugeze A Bola, Ramos foli edhe për zgjedhjen për t’iu bashkuar kuqezinjve: “Është e pamundur t’i thuash jo një klubi të përmasave të Milanit. Fakti që ata besuan tek unë ishte një nga gjërat më të rëndësishme dhe më motivoi të vija këtu.”
KOHA JONË SONDAZH

