FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Granit Xhaka rrëfen raportin me të atin: Kritiku im më i madh, nuk më ka lavdëruar kurrë

Granit Xhaka, një nga emrat më të spikatur me origjinë shqiptare në futbollin europian, po përjeton një sezon fantastik me Bayer Leverkusen. Së fundmi, mesfushori ka dhënë një intervistë ndryshe për të përditshmen gjermane “Bild”, ku ka folur për jetën jashtë fushës dhe raportin e tij me familjen.

“Babai është kritiku im më i madh. Asnjëherë nuk më ka lavdëruar si futbollist”, u shpreh Xhaka, duke zbuluar një anë më personale të jetës së tij. Ai tregoi se pas çdo ndeshje e analizon me qetësi performancën e tij.

“E shikoj çdo ndeshje që përfundon dhe e analizoj me qetësi. Kuptoj çfarë ka ndodhur dhe pse ka ndodhur. Kjo më ndihmon të përmirësohem. Jam ende ai djaloshi 19-vjeçar që erdhi në Bundesliga, emocional dhe me pasion, njësoj si në kohën kur isha te Borussia Monchengladbach”, shtoi lojtari me origjinë shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Granit Xhaka rrëfen raportin me të atin: Kritiku im më i madh, nuk më ka lavdëruar kurrë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?