FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gremio këmbëngul për transferimin e mesfushorit të Juves

Skuadra e Gremios rishfaq interesim për Douglas Costa, i cili aktualisht luan i huazuar te Bayern Munich, por gjermanët nuk kanë ndërmend të ushtrojnë të drejtën e blerjes dhe futbollisti do të rikthehet te Juventusi në fund të kampionatit.

Drejtuesit e klubit bardhezi nuk kanë ndërmend ta mbajnë brazilianin në skuadër dhe kanë nisur punën për t’i gjetur një sistemim të ri futbollistit. Është folur shpesh për një rikthim të lojtarit në Porto Allegre, por presidenti Romildo Bolzan është ndalur nga kërksa e lartë e klubit italian për kartonin e Douglas Costa.

Për momentin Juventusi është fokusuar në kualifikimin për në Champions për sezonin e ardhshëm dhe çështja e të ardhmes së 30-vjeçarit me shumë mundësi do të vendoset në fund të kampionatit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?