Gripshi në super formë, shënon tjetër gol me Astanën (VIDEO)
Nazmi Gripshi po kalon një moment fantastik në kampionatin kazak, duke vijuar shkëlqimin te skuadra Astanës. Mesfushori shqiptar shënoi sërish, këtë herë në ndeshjen ndaj Aktobes, duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin 4-2 në pjesën e parë.
Goli erdhi nga pika e bardhë, me Gripshin që konfirmoi edhe një herë aftësinë e tij si specialist i penalltive, duke u treguar i saktë dhe i ftohtë përballë portierit kundërshtar.
Ky ishte goli i 16-të sezonal për përfaqësuesin e Kombëtares shqiptare, një shifër që e mban në garë për “Këpucën e Artë” të kampionatit të Kazakistanit.
KOHA JONË SONDAZH

