FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Guardiola dhe Klopp ironizojnë UEFA-n: Do të kërkojmë që ta bëjë vitin me 400 ditë!

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ironizoi kalendarin e ngjeshur me të cilin përballen ekipet elitare sezon pas sezoni, disa ditë pasi UEFA njoftoi se nga sezoni 2024/2025, çdo ekip pjesëmarrës në Champions League do të luajë minimumi 10 ndeshje, nga 6 që luan aktualisht.

“Duhet t’i kërkojmë FIFA-s apo UEFA-s që ta bëjnë vitin me 400 ditë, në vend të 365 sa është aktualisht, në mënyrë që të luajmë më shumë ndeshje. Nuk jam ekspert, thjesht kërkoj që të reduktohet kalendari dhe ne trajnerët të kemi më shumë kohë mes ndeshjeve.

Por, unë vetëm sa jap mendimin tim, vendosin të tjerët pastaj. Nëse vendosin që do të luajmë 10 ndeshje më shumë në sezon, le të vazhdojnë me programin”, tha Guardiola.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të vetmit njerëz që nuk merren kurrë në pyetje janë trajnerët, lojtarët, tifozët. Ne tashmë jemi në kufi dhe më besoni, të gjithë trajnerët mendojnë në të njëjtën mënyrë. Uefa nuk na pyeti, shpikësit e Superligës nuk na pyetën. Askush nuk na pyeti, por gjithnjë e më shumë ndeshjet shtohen. Me këtë strukturë nuk mund të kesh 20 skuadra në kampionat, dy kupa, 10 ndeshje ndërkombëtare para Krishtlindjeve, këto gjëra nuk janë të mundshme”, deklaroi Klopp.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?