FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Guardiola: E di si do të luajmë në finale, City më jep gjithçka!

Pep Guardiola do të kthehet të luajë një finale Champions League 10 vite nga suksesi i fundit kur ishte në krye të Barcelonës. Trajneri spanjoll ka folur në konferencë për shtyp në prag të finales kundër Chelsea-t.

“Kanë kaluar dhjetë vite dhe e mbaj mend shumë mirë. Ai Manchester ishte një nga skuadrat më të mira të historisë, me Sir Alex në stol. E mbaj mend mënyrën si luajtëm. Atë natë kemi vënë në praktikë gjithçka për të cilën kishim punuar.

Finalja? E di si duam të luajmë, dhe ata e dinë kundër kujt do të luajnë, kështu që nuk do t’i bezdis shumë. Është një eksperiencë e pabesueshme, nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të arrija në finale kur kam filluar karrierën time. Jemi shumë me fat dhe kjo është ajo që do u them lojtarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ardhmja? Ky klub i jep trajnerit gjithçka për të cilën ka nevojë. Investon shumë dhe këtë nuk mund ta mohoj, por jo vetëm: të gjithë më mbështesin, ndihem shumë mirë. Nuk mund të kërkoj më shumë se kaq. Kjo është arsyeja pse kam rinovuar kontratën”, deklaroi Guardiola.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?