Guardiola shuan ëndrrat e tifozëve të City-it: Është e pamundur!
Pep Guardiola ka dhënë një lajm aspak të mirë për tifozët e Manchester City-t në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Leicester. Gjatë ditëve të fundit është folur për Leo Messi-n, Haaland dhe Lukaku-n si zëvendësues të mundshëm të Aguero-s, por Pep ka përgënjeshtruar gjithçka.
“Nuk do të blejmë asnjë sulmues me këto çmime. Është e pamundur. Nuk mund ta përballojmë. Të gjithë klubet janë në vështirësi. Ne nuk bëjmë përjashtim. Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Sot ka më shumë mundësi që të mos marrim një sulmues për sezonin e ardhshëm”, ka thënë trajneri katalanas në konferencë për shtyp.
KOHA JONË SONDAZH

