Haaland bën zgjedhjen e tij për të ardhmen, ja çfarë thotë Solskjaer

Erling Braut Haaland me shumë mundësi do të vijojë karrierën te skuadra e Manchester United, pavarësisht tentativave të klubeve gjermane si Borussia Dortmund dhe Leipzig. Mesa duket vizita e trajnerit të “Djajve të Kuq” Ole Gunnar Solskjaer në Austri ka ndryshuar edhe rrjedhën e ngjarjeve, pasi numri një 1 i stolit të United, sipas mediave angleze, ka bindur 19-vjeçarin të transferohet pikërisht në “Old Trafford” në merkaton e janarit.

Norvegjezi është kthyer në temë të nxehtë për futbollin europian, ku ekipet e mëdha, përfshi këtu edhe Juventusin janë vënë në garë për të arritur te kartoni i tij. Lojtari i Red Bull Salzburg, ishte shumë pranë kalimit te Leipzig, por duket se ai ka ndërruar mendje.

“Ai e di se çfarë dëshiron të bëjë dhe e di se çfarë do të bëjë”, tha Solskjaer, kur u pyet nëse kishte ndonjë këshillë për të riun pas ndeshjes së sotme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?