Haaland kushton 75 mln euro, por … duhen 60 mln euro të tjera si komisione

Erling Haaland është një nga sulmuesit më të ndjekur në merkato, dhe që në verën e ardhshme do të jetë çdo ditë në faqet e para. Sulmuesi norvegjez është në listën e disa skuadrave të mëdha europiane. Sipas asaj që raporton Cadena Ser për të marrë norvegjezin, të cilit i skadon kontrata në vitin 2024 me Dortmundin, nuk do të jetë e mjaftueshme pagesa e klauzolës.

Shifra e lirimit nga kontrata për të shkon në 75 milionë euro, në dukje një shumë e përballueshme nga të gjithsesi. Gjithsesi ka edhe të tjera prapaskena. Klubet që do të investojnë për të duhet të bëjnë mirë llogaritë, pasi duhet të paguajnë edhe 60 milionë euro të tjerë në formë komisionesh.

40 milionë euro do të duhet të kalojnë llogarinë e Mino Raiolës, ndërkohë që 20 milionë euro të tjera duhet të derdhen në llogarinë e babait të norvegjezit. As më pak dhe as më shumë por 135 milionë euro investim paraprak, pa llogaritur pagën e tij që shkon në 50 milionë euro sezoni. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP