Hakimi: Me Luis Enrique jemi 11 sulmues dhe 11 mbrojtës!

Pas fitores 1-0 ndaj Arsenalit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, mbrojtësi i djathtë i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimika folur  për formën që po kalon skuadra e tij nën drejtimin e Luis Enrique.

I intervistuar nga CBS Sports, ylli maroken theksoi se ndryshimi më i madh te PSG është uniteti: “Tani jemi me të vërtetë një skuadër. Edhe ata që nuk luajnë, japin gjithçka për shokët e tyre”.

Hakimi ka vlerësuar veçanërisht përkushtimin në fazën mbrojtëse të sulmuesve si Dembélé, Ramos, Doué dhe madje edhe Kvaratskhelia, duke theksuar filozofinë gjithëpërfshirëse të teknikut spanjoll: “Jemi 11 sulmues dhe 11 mbrojtës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një PSG që synon trofeun më të madh europian, uniteti dhe sakrifica kolektive po bëhen armët më të forta të skuadrës. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?