Halili: Jam i shqetësuar për këtë humbje, për titullin do të flasim …
Presidenti i Tiranës, Refik Halili është shfaqur i shqetësuar pas disfatës në derbi ndaj Partizanit. Numri një i bardhebluve theksoi se disa lojtarë nuk ishin në gjendjen e tyre më të mirë.
“Unë do t’i shmangem pyetjes për titullin. Unë them që kampionati është i gjatë dhe vazhdon. Nuk po diskutoj çfarë mendoj unë më gjatë se kaq. Jam i shqetësuar që ne e humbëm këtë ndeshje. Skuadra sot pak a shumë ishte e plotë.
Megjithëse, Batha, Cale, Torasa kanë pasur dëmtime dhe kanë bërë një stërvitje jo të plotë. Jam i kënaqur që janë kthyer të gjithë lojtarët. Shpresoj që të vazhdojmë. Për titullin do të flasim mbas përfundimit të kësaj faze.
Ne kemi bërë 3 fitore. Skuadra është e mbledhur. Në ditët në vazhdim do të jemi më mirë. Ka pasur edhe disa diskutime, shpresoj që skuadra të eci para”, u shpreh Halili.
KOHA JONË SONDAZH

