FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Halili: Nuk dua të dënohet Skënderbeu, do të ishte humbje për futbollin

Refik Halili nuk ka më shpresa për qëndrimin në elitë. Në pritje të vendimit të Komisionit të Etikës, që zyrtarisht do të japë qëndrimin e tij më 8 qershor për Skënderbeun, presidenti i Tiranës e thotë hapur se nuk pret që të përfitojë në kurriz të të tjerëve.

Ndërsa në deklaratën e dhënë pas finales së Kupës së Shqipërisë, për “Top Channel” tregohet realist kur thotë që penalizimi i korçarëve do të ishte një humbje e madhe për futbollin tonë.

“Të them të drejtën, shpresat më kanë humbur. Edhe nëse ndodh ajo (i referohet dënimit të Skënderbeut), për futbollin shqiptar është humbje. Për mua personalisht është humbje, edhe pse unë do të shoh ekipin tim në të gjitha kushtet, sërish nuk do t’i gëzohesha, pasi unë dua që futbolli të ecë përpara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dua të shoh njerëz që penalizohen dhe unë të gëzohem”, tha shprehimisht numri një i klubit kryeqytetas. Duket në fakt se te Tirana i kanë humbur shpresat fill pas deklaratës që presidenti i FSHF-së dha ditë më parë në lidhje me këtë çështje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?