FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Handanovic shfryn me shokët e ekipit: Edhe durimi ka një fund!

Interi ka pësuar 4 humbje radhazi, ndërkohë që nuk njeh fitore prej 8 ndeshjesh. Kjo gjë nuk ndodhte që nga viti i largët 1982. Ndaj Sassuolos në San Siro, Interi humbi fytyrën, humbi tifozët por humbi edhe Europën duke u zhytur në një krizë që nuk dihet se kur do të përfundojë.

Te Interi tashmë është krijuar një ambient negativ ku të gjithë janë kundër të gjithëve. Gabimet vinë si pasojë e mospërkushtimit 100% në stërvitje, deklaroi Vechi në fund të sfidës ndaj Sassuolos ndërsa, më të rënda ishin fjalët e portierit Handanovic.

”Nuk ka qetësi në skuadër dhe na duhet të japim diçka ndryshe, është i gjithi viti që po shkon kështu. Tifozët? Edhe unë ndodhem në këtë situatë prej 5 vitesh. Edhe durimi e ka një fund, ky është momenti më i vështirë që nga momenti që ndodhem këtu. Duhet të tregohemi burra”, deklaroi portieri slloven.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?