FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hauge shpëton Milanin ndaj Sampdorias, Quagliarella shënon një “perlë” (VIDEO)

Milani i shpëton një tjetër humbje në kampionat. Kuqezinjtë nuk mundën që të shkonin më shumë se një barazim 1-1 ndaj Sampdorias. Fraksioni i parë i ndeshjes u dominua nga dorianët, që u ndalën nga pritjet fantastike të Donnarumma-s.

Në fillimin e pjesës së dytë, Theo Hernandez kthen gabimisht një top pas, duke i dhënë mundësinë Fabio Quagliarellas që të shënojë një super gol me një goditje të bukur. Në minutën e 59-të ndërkohë Adrien Silva i prish festën Sampdorias duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.

Milani vuajti shumë për krijimin e shanseve të shënimit. 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Hauge me një veprim fantastik në hyrje të zonë arrin që të shënojë. Në kohën shtesë, Kessie do të ndalej nga shtylla. Milani mbetet në vendin e dytë me 60 pikë, 5 më shumë se Juventusi dhe Atalanta. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?