Hazard del nga operacioni, ja sa do mungojë…
Ka përfunduar me sukses operacioni në këmbën e djathtë të Eden Hazard i cili raportohet se do të mungojë rreth 12 javë.
Belgu ditën e djeshme pësoi një frakturë gjatë stërvitjes me ekipin kombëtar, por pas operacionit ai është i bindur që do të kthehet më i fortë, shkruan tabloidi britanik “The SUN”.
Eden Hazard është optimist në rimëkëmbjen e tij pavarësisht se do të mungojë në fushat e blerta deri në shtator pasi ka thyer kyçin e këmbës.
“Çdo gjë shkoi mirë me operacionin në kyçin e këmbës, tani filloj rrugën për shërim! Unë do të jem më i fortë. Faleminderit për mbështetjen tuaj!!”, shkroi Hazard në rrjetet sociale.
/ SYRI.net /

KOHA JONË SONDAZH

