Hetimet ndaj Rocchi-t, pikëpyetje mbi teorinë e arbitrave “të preferuar” dhe “jo të preferuar” për Interin

Zhvillime të reja kanë dalë në pah lidhur me hetimin ndaj Gianluca Rocchi-t, ku dy nga tre akuzat kryesore lidhen me çështjen e arbitrave të konsideruar “të preferuar” dhe “jo të preferuar” nga Interi në ndeshjet kundër Bologna-s dhe Milanit, për sezonin 2024/25.

Sipas hipotezës së hetimit, arbitri Andrea Colombo konsiderohej si i preferuar nga zikaltërit, ndërsa Daniele Doveri jo. Megjithatë, të dhënat e publikuara nga Corriere dello Sport hedhin dyshime mbi këtë teori.

Në fund të sezonit të kaluar, Doveri rezultonte i pari në renditjen e arbitrave sipas vlerësimeve (të dhëna nga vetë Rocchi), ndërsa Colombo renditej i katërti. Kjo do të thotë se të dy konsideroheshin ndër arbitrat më të mirë në Serie A, çka e bën të zakonshme përzgjedhjen e tyre për ndeshje të rëndësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt, gjatë fazës vendimtare të sezonit, kur u ndanë trofetë, Doveri gjykoi ndeshjen Inter-Milan (gjysmëfinalja e kthimit e Kupës së Italisë, e përfunduar 0-3 më 23 prill), ndërsa Colombo u caktua për Bologna-Inter (1-0 më 20 prill) dhe Doveri për Parma-Inter (2-2 më 5 prill).

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë kontekst, përtej etiketimit “i preferuar” apo “jo i preferuar”, duket krejtësisht normale që një designator të caktojë arbitrat më të besueshëm për ndeshjet e një skuadre që lufton në disa fronte.

Sipas të njëjtit burim, Colombo, i cilësuar si “i preferuar”, pas datës 2 prill, kur sipas prokurorisë Rocchi dyshohet se ka ndikuar në caktimet në “San Siro”, ka drejtuar Interin vetëm në një ndeshje, atë kundër Bologna-s, duke vënë më tej në pikëpyetje pretendimet e ngritura nga hetimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?