Historike, 21.000 tifozë shqiptar “pushtojnë” Xhenovan, Shqipëria mposhtet minimalisht nga Italia,
Në fushën e lojës skuadra italiane pati për shumicën më të madhe kontrollin e topit por rastet për gol nuk munguan as për përfaqësuesen tonë, ku në pjesëne parë Cikalleshi goditi traversën ndërsa më pas Lenjani në pjesën e dytë pati dy herë shansin ta kalonte në epërsi skuadrën tonë, por pa saktësinë e duhur, ndërkohë që për të kaltërit ishte një Çerçi në superformë ai që i dha tonusin të besuarve të Kontes.
Loja u ndërpre në disa raste për shkak të futjes në fushë të tifozëve shqiptarë të cilët thjesht kërkonin të përshëndesnin lojtarët e kombëtares sonë. Berisha u tregua i mrekullueshëm në dy –tre raste pork ur loja po i drejtohej fudit erdhi goli i Okakës. Sulmuei ktheu me kokë në portë një goditje këndi të Markizios, ku gjeti edhe devijmin vendimtar të Salihit.
Megjithë përpjekjeve të skuadrës sonë nuk ndryshoin më asgjë, por pavarësisht humbjes skuadra e De Biasit tregoi edhe një herë se sa shumë ka maturuar në muajt e fundit.
KOHA JONË SONDAZH

