Historike për Partizanin, “troket” trofeu i munguar në 20 vjet

 si në një ndeshje të kombëtares, me rreth 15 mijë tifozë nga të dyja ekipet. E veçanta e këtij derbi ishte hyrja jo vetëm me bileta, por edhe me karta identiteti, që do të thotë se masat e sigurisë për këtë takim ishin nga më të lartat e marra më parë për zhvillimin dhe mbarëvajtien e një takimi kampionati. Në tribunën vip, përveç presidentëve respektivë, Refik Halili dhe Gaz Demi, ndodhej edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, si dhe dy ministra të kabinetit qeveritar, Mimi Kodheli e Saimir Tahiri. Në një atmosferë festive, Partizani dhe Tirana, i lënë vend fushës.    

Ndeshja

Derbi numër 140 mes Partizanit e Tiranës nuk zhgënjen. Në fushë kanë zbritur dy ekipe, që numërojnë plot 81 trofe, të marra së bashku (tituj kampion, kupa, si dhe superkupa).  Partizani ka gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e parë të ndeshjes. Nexhipi nga krahu i djathtë i sulmit për “demat” kroson në zonë, aty ku ndodhej serbi Raçiç, i cili “ngacmon” portierin Frashëri, dhe topi ndonëse i paprekur prej tij,  përfundon në rrjetë. Në vijim, pas golit, janë bardheblutë që bëhen më kërkues, mirëpo rezultati vijon të mbetet i njëjtë.  Në minutën e 11-të është Ndikumana në dyluftim me Fejzullahun, por kapiteni i Burundit ndërhyn keq në dëm të kosovarit dhegjyqtari  Meta jep një 11-metërsh për të kuqtë. Një minutë më pas është Mentor Mazrekaj, që merr përsipër ekzekutimin e kësaj penalltie dhe shënon golin e dytë.  11-metërshi u kontestua nga lojtarët bardheblu, megjithatë gjyqtari ishte i vendosur. Tirana pothuajse goditet e tëra psikoligjikisht, pas dy golave. Megjithatë, të besuarit e Maganit hidhen në sulm. Bakaj, Taku e Ndikumana “kërcënojnë” portën e “demave”, por Alban Hoxha mbetet i pathyeshëm dhe është tashmë vetëm një ndeshje larg rekordit kombëtar, si portieri që e ka mbajtur më gjatë të paprekur portën e tij. Rekordin e mban ende Bujar Gugunja i Elbasanit, me mbi 1000 minuta, por e ndan vetëm disa minuta, jo më tepër se 90, nga Hoxha. Sakaq, rezultati mbetet i njëjtë, 2-0, për të kuqtë. Bardheblutë krijojnë më shumë volum loje, ndërsa Bushiç humbet disa raste përpara portës. Në pjesën e dytë të ndeshjes Tirana krijon sërish volum loje, por pa shumë ide. Nga ana tjetër, Partizani mbyllet në mbrojtie dhe bën lojën e saj, në mbrojtje të rezultatit.  Edhe zëvendësimet nuk qëndrojnë efikase, sidomos për Tiranën, përsa i përket Partizanit, mbrojtia mbetet “arma” më e fortë e tyre. Trajneri Shpëtim Duro tregohet i qartë me zëvendësimet, ndërsa trajneri i Tiranës, Gugash Magani edhe pse hedh lojtarë që mendon se do të ndryshojnë diçka në ofensivë, nuk ia del mbanë. Përfundimisht Tirana humbet dhe mbetete në vend të tretë, ndërsa Partizani, pas ndeshjes së djeshme ngjitet në krye të klasiifkimit, i vetëm me 33 pikë, tre pikë më tepër se Skënderbeu, i vendit të dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Droni

Swiss Digital Mobile Reklama

Ashtu si mbi Beograd, në ndeshjen Serbi-Shqipëri, në takimin e sotëm,  Partizani – Tirana, mbi stadiumin “Qemal Stafa”  flututoi një dron i ngjashëm.  Edhe flamuri ka qenë i njëjtë, dhe u duk sikur sërish ishin “të pranishëm në ndeshje” Ismail Qemali dhe Isa Boletini, por këtë herë tifozët nuk u acaruan, madje e brohoritën atë.  Irornizohej kreu i UEFA-s, Mishel Platini dhe ai i FSHF-së, Armand Duka, ndërsa shkruhej: “FSHF=UEFA”.

 

Golat

1’  Nexhipi harkon nga krahu i djathtë. Raçiç provon ta devijojë me kokë për në rrjetë, por nuk arrin. Megjithatë, përfundon në katërkëndësh. Partizani 1 dhe Tirana 0!

12’ Penallti për Partizanin pas ndërhyrjes së gabuar që bëri Ndikumana në dëm të Fejzullahut. Gjyqtari nuk kurseu penalltinë, e cila u shndërrua në gol nga Mazrekaj, 2-0!

Nexhipi, heroi i ndeshjes

Nderim Nexhipi, autori i golit të parë për Partizanin në këtë sfidë në pushimin mes pjesëve për mediat është shprehur optimist dhe besonte tek  fitorja. – “Shënuam të parët dhe kjo na bëri që të fillonim lojën shumë mirë. Fituam një 11-metërsh dhe e dyfishuam rezultatin. Tani po menaxhojmë lojën dhe shpresojmë të përfundojë kështu takimi”. Ashtu ndodhi, teksa rezultati i derbit nuk ndryshoi.

 

 

Partizani

Partizani  – Tirana 2-0

Shënues:  Nexhipi 1’, Mazrekaj 12’ (11-m)

Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Rahmani, Cuculi, Trashi, Batha, Daja, Mazrekaj, Nexhipi, Vila, Racic. Trajner: Shpëtim Duro

Tirana: Frashëri, Kërçiku, Muca, Kalari, Curri, Taku, Bulku, Karabeci, Ndikumana, Bakaj, Bushiç. Trajner: Gugash Magani

Gjyqtarë: Kridens Meta,  Ermal Barushi, Ridigert Cokaj

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?