Hojlund nuk mjafton, United ngec ndaj Bournemouth
Në javën e 34-të të Premier League, Manchester United barazoi 1-1 në transfertë kundër Bournemouth. “Djajtë e Kuq”, me mendjen te gjysmëfinalja e Europa League kundër Athletic Bilbao, shmangën humbjen në minutat e fundit të takimit.
Bournemouth kaloi në avantazh në minutën e 23-të me Semenyo, pas asistit të Evanilson, i cili më vonë u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 68-të. Pas këtij momenti, United shtoi presionin dhe në minutën e 96-të, Rasmus Højlund shënoi golin e barazimit pas një asisti të Ugarte.
Barazimi nuk ndryshon shumë për United, që mbetet larg zonës së katër më të mirëve, ndërsa për Bournemouth shpresat për një vend europian janë minimale.
KOHA JONË SONDAZH

