FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Humbi Superkupën e Italisë me Lazion, Higuain bën xhestin e rrallë ndaj tifozëve

Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, mbrëmë pati paraqitje shumë të dobët ndaj Lazios, në humbjen 3-2 në “Olinmpico” në Superkupën e Italisë.

Ai për këtë u ka kërkuar falje tifozëve dhe insiston se vetëm të bashkuar bardhezinjtë mund të arrijnë gjëra të mëdha në këtë sezon të ri.

“Dua t’u kërkoj falje tifozëve të Juventusit për ndeshjen e djeshme. Ata meritojnë shumë më shumë dhe unë e di që mund të bëjmë më shumë dhe duhet të bëjmë”, shkruan Higuain në Instagram.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, ky është vetëm fillimi dhe tani më shumë se kurrë kemi nevojë për dashurinë tuaj, sepse ne jemi shumë të fortë kur jemi të bashkuar. Ju premtoj se do të kemi një vit fantastik së bashku. Faleminderit që ishit atje, por ne mund të përmirësohemi vetëm së bashku. Shihemi së shpejti dhe ne do të bëjmë më të mirën tonë së bashku. Perqafime!”, shkruan Higuain.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?