Humbja 2-0, Reali beson përmbysjen ndaj Atletikos në Kupën e Mbretit

Reali pavarësisht humbjes 2-0 përballë Atleticos në derbin e Madridit, beson se mund ta përmbysë rezultatin dhe të kualifikohet në raundin tjetër të Kupës së Mbretit. Mesfushori i talentuar Francisco Roman Alarcon Suarez, i njohur nga të gjithë si Isco ka besim se “Los Blancos” do të përmbysin gjithçka në sfidën e kthimit dhe do të jenë ata që do të kualifikohen në fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit. – “Rezultati i ndeshjes së parë na ka vendosur pak në vështirësi megjithatë nëse ne luajmë në një tjetër mënyrë në “Santiago Bernabeu”, unë mendoj se mund të ndodhë gjithçka. Janë ende edhe 90 minuta për t’u luajtur dhe nëse shfaqim futbollin tonë më të mirë ne mund të kualifikohemi në raundin tjetër. Më mbështetjen e tifozëve tanë jam i bindur mund të përmbysim rezultatin e sfidës së parë edhe pse përballë një skuadre si Atletico nuk do ta kemi aspak të lehtë.” dy humbje radhazi në 2015-ën prishën ecurinë fantastike të Real Madrid prej 22 fitoresh radhazi, megjithatë sipas Iscos skuadra merengues do të kthehet në rrugën e duhur që në sfidën e radhës. -“ Ja vlen ta kujtohet edhe fakti që pas një ecurie të shkëlqyer prej 22 fitoresh rresht kemi pësuar edhe 2-humbje radhazi. Gjithsesi pavarësisht kësaj skuadra është në një gjendje shumë të mirë dhe ne po punojmë fort për të arritur sërish një seri fitoresh radhazi.”  Optimist për një përmbysje të mundshme në ndeshjen e kthimit u shfaq edhe mbrojtësi Sergio Ramos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?