Hummels e Gyndogan, Van Gaal i do dy gjermanët në “Old Tratford”
Trajneri i Mançester Junatid Luis Van Gaal kërkon të marrë dy lojtarë të Borussia Dortmund, për sezonin tjetër. “Daily Mail” raporton se Ilkay Gyndogan pret për të kompletuar transferimin e tij në “Old Trafford” në fund të sezonit me klubin anglez që do të paguajë 15 milionë paund për kartonin e tij. Pavarësisht se e ka ri-formatuar ekipin, Van Gaal shikon planet për të firmosur me të tjerë futbollistë klasi gjatë verës. Një javë më parë qendërmbrojtësi gjerman Matts Hummels ka lënë të kuptohet se ai është gati për tu bërë një futbollist i ekipin anglez, por edhe Gyndogan i ka dhënë Van Gaal miratimin që të bëjë një ofertë për të. Junajtid është gati të paguajë 50 mln euro për të dy këta lojtarë. Borusia e Dortmundit humbi dje me Borusia Myshengladbah 3-1 dhe nuk ka asnjë shans për të ngjitur në zonën Champions. Sakaq, Junajtid në premier League luan sot edhe është në një zonë të tillë, çka i bën edhe më të të interesuar të luajnë me ekipin e van Gaal. Arsenali është ngjitur me fitoren ndaj Burnley katër pikë pas Çelsit, në vend të dytë, por Blutë e Londrës do të përballen të djelën me QPR, ndërkohë që ka edhe një ndeshje më pak. Mançester Junajtid do të luajë po më 12 prill ndaj Mançester Siti, në ndeshjen kryesore të Premier League. Junajtid ka një pikë më tepër, 62, se rivali i tij dhe mban vendin e tretë. Liverpul ndodhet 7 pikë pas, në vend të pestë, dhe pret të përfitojë nga gabimi i njërës prej këtyre dy ekipeve, për zonën Champions.
Premier League
Java e 32-të – Sot
Suansea-Everton 1-1
Southampton-Hull 2-0
Sunderland- Crystal P. 1-4
Totenhem-Aston Vila 0-1
UBA-Leiçester 2-3
Uest Hem-Stoke 1-1
Burnley-Arsenal 1-0
12 prill
14:30 QPR – Chelsea
17:00 Mançester J – Mançester S.
13 prill
21:00 Liverpul – Njukasëll
KOHA JONË SONDAZH

