Hysaj drejt transferimit te Roma, Napoli kërkon dy lojtarë në shkëmbim

Napoli dhe Roma vijojnë bashkëpunimin e tyre në merkato. Skuadra verdhekuqe është shumë e interesuar për mbrojtësin e Kombëtares sonë, Elseid Hysaj. Pas dështimit të tentativave në sezonin e kaluar, kjo verë mund të jetë shansi i artë. Napoli në anën tjetër kërkon që të përfitojë duke kërkuar shërbimet e dy futbollistëve në shkëmbim Cengiz Under dhe Rick Karsdorp.

Turku nuk është se ka arritur që të shkëlqejë në kryeqytetin e Italisë, ndaj dhe shihet si një lëvizje e mirë për të dyja palët. Gazeta “Corriere dello Sport” raporton se shkëmbimi është mëse i mundshëm.

Hysaj tashmë ka vendosur të mos rinovojë dhe klubi napolitan mezi pret të marrë ndonjë ofertë të mirë, duke e ditur që më pas mund ta humbasë si transferim falas.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?