Hysaj merr vlerësim pozitiv për asistin ndaj Cagliarit, por largohet i dëmtuar

Lazio mori një fitore të vështirë 1-2 ndaj Cagliarit dhe rikthehet në zonën Champions. Me Hysaj titullar, ekipi kryeqytetas ishte superior në çdo aspekt, krijuan 11 raste, goditën 6 herë kuadratin, iu anulua dhe një gol në minutën e 16-të për prekje të topit me dorë.
Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 41-të, Hysaj dha pasimin vendimtar për Zaccagni, i cili e dërgoi topin në rrjetë. Për fat të keq, Hysaj doli nga fusha në fillimin e pjesës së dytë si pasojë e një shqetësimi muskulor.
Hysaj u vlerësua nga mediat italiane me notën 6: “I zoti duke dhuruar një assist për Zaccagni-n për golin e avantazhit, por kalohet nga Piccoli, me Cagliarin që barazoi shifrat. Del nga fusha si pasojë një dëmtimi muskulor”, shkruan TuttomercatoWeb.