Hysaj: Sarri më i motivuar se më parë, në portë kemi dy fenomenë
Elseid Hysaj ishte i pranishëm në konferencën për shtyp në prag të duelit të radhës në kampionat kundër Torinos. Mbrojtësi zbuloi se ribashkimi me Sarrin ishte natyral, ndërkohë që u ndal dhe te situata e Strakoshës.
“Unë dhe Sarri jemi të rritur në të gjitha aspektet që kur u bashkuam tek Empoli. Lazio ka qenë gjithmonë një ekip që i ka shqetësuar të tjerat, me shumë futbollist të fortë.
Immobile është një nga sulmuesit më të fortë në qarkullim. Është bukur të kesh një si ai apo Milinkovic, Felipe Anderson dhe Luis Alberto. Kur pashë që te Lazio ishte Sarri dhe bardhekaltrit më donin, nuk e mendova shumë. Lazio është një skuadër e madhe.
Jam rritur çdo ndeshje më shumë dhe në mënyrë të shpejt do të përmirësojmë mënyrën e lojës. Torino është një skuadër e fortë. Duhet të jemi të bindur sepse jemi Lazio, ndaj dhe duhet të provojmë që ta firojmë ndeshjen.
Sarri ndryshe nga më parë është shumë i motivuar dhe ka dëshirën që të ndryshojë lojë. Lazio ka dy portierë shumë të fortë si Reina dhe Strakosha. Më vjen keq për Thomas, por është profesionist dhe tifozeria e tregoi lidhjen që ka me të. Ishte një gjest shumë i rëndësishëm prej tyre dhe për ekipin në përgjithësi. Kemi dy fenomenë”, deklaroi Hysaj në konferencë për shtyp.