FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I hoqi Championsin, UEFA gati ti japë finalen e Superkupës Stambollit

Pas finales së Champions League, edhe stadiumi ku do të zhvillohet Superkupa e Europës mund të spostohet për shkak të pandemisë. UEFA po mendon të gjejë një tjetër sistemim pasi Belfasti që ishte përcaktuar më parë nuk ka ndërmend të lehtësojë kufizimet për personat që vijnë nga jashtë Irlandës së Veriut ndaj dhe kushti i domosdoshëm për lejimin e tifozëve nuk do të pranohet nga ky qytet.

Kështu që për datën 11 Gusht kur duhet të luhet Superkupa e Europës, presidenti Ceferin mendon ta spostojë në Stamboll, lëvizje që shihet më tepër si kompensim për finalen e dytë radhazi të Championsit që iu hoq qytetit turk.

Në Muajin gusht pritet një lehtësim i masave kufizuese nga Turqia ku dhe tifozët nga jashtë do të lejohen të futen, kështu që do të ishte rasti ideal që edhe stadiumi “Ataturk” të mos penalizohet pa një finale të madhe siç është ajo mes fitueses së Champions League dhe fituesit të Europa League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?