FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I la jashtë derbit, Pirlo merr vendimin për 3 “rebelët”

Juventusi duhet të lërë pas krahëve barazimin në derbin ndaj Torinos. Bardhezinjtë i pret të mërkurën një ndeshje edhe më e vështirë, ajo ndaj Napolit në shtëpi. Fitorja është detyrim, përndryshe rrezikohet objektivi Champions League për sezonin e ardhshëm. Në derbi nuk u grumbulluan Paulo Dybala, Arthur dhe Weston McKennie.

Të tre lojtarët organizuan një festë private në shtëpinë e mesfushorit amerikan, diçka e palejuar në këtë periudhë pandemia. Dënimi për të mos qenë në derbi, mjafton për lojtarët.

Mediat italiane raportojnë se trajneri Andrea Pirlo ka vendosur t’i ketë në dispozicion për sfidën e së mërkurën, kjo edhe falë nevojës që ka për lojtarë në këtë moment vendimtar të sezonit. Dybala, Arthur dhe McKennie, do të rikthehen në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës ditën e nesërme, dhe të tre do të grumbullohen për duelin ndaj ekipit të Gattusos.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?