I shënoi super gol Barcelonës në Camp Nou, katalanasit e duan me çdo kusht në verë
Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja, ku emisioni El Chiringuito de Jugones ka hedhur dritë mbi një lëvizje të mundshme të merkatos veror. Barcelona po shqyrton seriozisht nisjen e negociatave për sulmuesin e Atlético Madrid, Julián Álvarez.
Ky zhvillim vjen menjëherë pas humbjes 2-0 të katalanasve përballë madrilenëve në çerekfinalet e UEFA Champions League, një ndeshje ku protagonisti kryesor ishte pikërisht sulmuesi argjentinas, autor i një goli spektakolar nga goditja e dënimit.
Paraqitja mbresëlënëse e Álvarez ka shtyrë drejtuesit e Barcelonës të përshpejtojnë planet për afrimin e tij. Megjithatë, qëndrimi i klubit madrilen mbetet i prerë: Atlético nuk ka ndërmend të heqë dorë nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës së drejtuar nga Diego Simeone.
Në rast se do të hapeshin negociatat, kërkesat ekonomike të klubit spanjoll pritet të jenë shumë të larta, duke e bërë operacionin të vështirë për Barcelonën, e cila duhet të përballet edhe me kufizimet financiare.
Forma e jashtëzakonshme e sulmuesit 26-vjeçar këtë sezon e bën atë një nga emrat më të kërkuar në Europë. Alvarez ka regjistruar 18 gola dhe 9 asistime në të gjitha kompeticionet, ndërsa në Champions League ka qenë vendimtar me 9 gola dhe 4 asistime në vetëm 12 ndeshje.
KOHA JONË SONDAZH

