I shpëtoi për mrekulli flakëve pas aksidentit, Grosjean poston videon nga spitali
Piloti i Formula 1, Romain Grosjean falënderoi pajisjen e re mbrojtëse e cila i shpëtoi jetën nga aksidenti i tmerrshëm, ku makina e tij shpërtheu në flakë.
Të afërm të pilotit 34-vjeçar kanë publikuar një video të Grosjean nga spitali i Bahrein ku ai shprehet se është mirë dhe tregon duart e fashuara.
Piloti i Haas, Romain Grosjean, humbi kontrollin e makinës pas një prekjeje me një makinë tjetër dhe u përplas me muret mbrojtëse të pistës së Bahreinit. Në momentin e përplasjes, makina e tij mori flakë dhe u nda në dysh.
Romain Grosjean speaks after walking away from huge crash at F1's Bahrain GP: 'I am OK. Well, sort of OK' pic.twitter.com/Rb4bDRLWof
— Guardian sport (@guardian_sport) November 30, 2020
KOHA JONË SONDAZH

