FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ibra rinovon kontratën: Te Milani do të qëndroja për gjithë jetën!

Tashmë është zyrtare Zlatan Ibrahimovic ka rinovuar kontratën e tij me Milanin edhe për një tjetër sezon. Marrëveshja ishte arritur prej kohësh por mbrëmjen e së enjtes janë zgjidhur edhe detajet e fundit me Ibrën që ka hedhur firmën deri në përfundim të sezonit 2021-2022 me Milanin, me Zlatan që do të vazhdojë të luajë pothuajse deri në moshën 41-vjeçare me kuqezinjtë.

Paga e suedezit do të jetë thuajse e ngjashme me atë të këtij sezoni me Ibrahimovic që do të përfitojë rreth 7 milionë euro në sezon. Për kanalin zyrtar të Milanit, 39-vjeçari tha edhe fjalët e para pas rinovimit në Casa Milan.

“Jam shumë i lumtur, e prisja këtë ditë prej shumë kohësh. Ajo që ka rëndësi është që do të jemi edhe një vit tjetër së bashku, diçka që e kam dashur shumë, pasi Milani është shtëpia ime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi, shokët e skuadrës, trajneri dhe tifozët, të gjithë më bëjnë të ndihem shumë mirë dhe nëse mund të qëndroj përgjatë gjithë jetës te Milani unë do ta bëja. Të punosh me të është shumë e thjeshtë. Ka mentalitetin e duhur dhe një kapacitet të madh për të motivuar skuadrën”, u shpreh Ibrahimovic.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?