Ibrahimovic dëmtohet sërish dhe mbyll vitin 2020, a do rikthehet ndaj Juves?
Nuk ka aspak lajme të mira t skuadra e Milanit. Zlatan Ibrahimovic nuk do të rikthehet në fushë këtë fundjavë, teksa është detyruar që të ndalet sërish.
Sulmuesi suedez ka pasur dhimbje në pulpën e këmbës së majtë gjatë stërvitjes. Rezonanca konfirmoi dëmtimin muskulor, teksa do t’i duhet të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë të papërcaktuar, pas 10 ditëve do të bëjë kontrolle të tjera.
Mbyllet këtu viti 2020 për Ibrahimovic, i cili do të humbasë ndeshjen e së dielës ndaj Sssuolos dhe më pas ndaj Lazios. Rikthimi i tij në fushë në rastin më të mirë mund të ndodhë më 3 janar, ose më pas në super sfidën ndaj Juventusit. /R.Lika-Koha Jone/