FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ibrahimovic shkel rregullat e FIFA-s, bashkëpronar në një kompani bastesh

Zlatan Ibrahimovic sërish në qendër të vëmendjes. Pas kartonit të kuq të çuditshëm që mori ndaj Parmës dhe thyerjes së rregullave të karantimit në një restorant të Milanos, nga Suedia vjen një goditje tjetër për yllin e Milanit.

Gazeta “Aftonbladet” publikoi sot se sulmuesi ka shkelur kodin etik të FIFA-s dhe UEFA-s, pasi është bashkëpronar i kompanisë së basteve sportive “bethard.com”, me seli në Maltë.

Këto dy kompani nuk lejojnë futbollistët që marrin pjesë në kompeticionet e organizuara prej tyre të jenë interesa financiare në kompani bastesh. Fakti që Ibra zotëron ende kuota në Bethard i është konfirmuar gazetës suedeze nga administrator i deleguar i kompanisë, Erik Skarp.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?