Ibrahimovici shqiptar drejt huazimit në Bundesliga 2, dështon aventura te Lazio

Pas përfundimit të huazimit te Lazio, që vendosi të mos e blejë kartonin e tij pas gjashtë muajsh në Romë, Arijon Ibrahimović është rikthyer zyrtarisht te Bayern Munich. Mesfushori i talentuar gjerman pritet të largohet sërish në formë huazimi gjatë javëve në vijim për të gjetur më shumë hapësira në fushë.
Sipas asaj që raporton Bild, një nga klubet e interesuara për shërbimet e tij është Nurnbergu, skuadër që militoi sezonin e fundit në Bundesliga 2 dhe që drejtohet nga ish-sulmuesi i njohur Miroslav Klose.
Klubi gjerman është i gatshëm ta marrë Ibrahimovićin në huazim, duke i ofruar një mundësi të mirë për të fituar përvojë dhe vazhdimësi. E ardhmja e 18-vjeçarit do të vendoset në javët e ardhshme, me Bayern që është i interesuar ta zhvillojë më tej lojtarin përmes një ambienti ku mund të luajë rregullisht. /R.Lika-Koha Jonë/