Ibraimi zgjidhet futbollisti i vitit në Maqedoni

Agim Ibraimi është shpallur futbollisti i vitit në Maqedoni. Sulmuesi i lindur në Tetovë ka fituar këtë çmim për të dytën herë pas atij në 2012.

Ibraimi që luan me Maribor në Slloveni bëhet futbollisti i tretë që e merr këtë trofe më tepër se një herë.

Rekordin e mban Goran Pandev me 5 çmime të fituara gjatë karrierës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agim Ibraimi këtë sezon mori pjesë në Champions League me ekipin e tij Maribor, por nuk arriti të kalonte fazën e grupeve. 26 vjeçari prej 2009 aktivizohet me përfaqësuesen e Maqedonisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?