Icardi-Lautaro-Perisic, Interi arkëton 160 mln euro për të riformatuar sulmin

Lautaro Martinez është një hap larg Barcelonës dhe Interi mendohet se do të arkëtojë plot 85 milionë euro dhe një futbollist. Mauro Icardi do të kalojë në pronësi të PSG për 60 milionë euro plus 5 milionë euro bonus. Ndërsa Bayern Munchen do të blejë Perisic për 10 milionë euro. Me këto llogari në mendje, Interi po bëhet gati që të riformatojë sulmin.

Sipas “Sportmediaset”, Timo Werner kushton 50 milionë euro, por për sulmuesin gjerman ka konkurrencë të fortë nga Liverpool. Ndërkohë, zikaltërit mbeten të interesuar edhe për Edinson Cavani, i cili do të vishte fanellën e Interit me kosto zero, pasi i skadon kontrata me PSG.

Problem është paga e uruguaianit. Interi është gati të ofrojë një kontratë 3-vjeçare, por e ka të vështirë të paguajë minimumi 10 milionë euro në sezon për shërbimet e Cavanit. Gjithsesi në fund pritet që palët të arrijnë një marrëveshje.

SHKARKO APP